Lajme

Mbiemri më i shpeshtë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 28 June 2017

Në Rusi, shembull, mbiemri Smirnov është më i shpeshti, ndërsa në Serbi është Jovanoviq, në Bullgari është mbiemri Ivanov.

Shumicës prej jush ndoshta nuk i ka shkuar mendja asnjëherë se cili është mbiemri më i shpeshtë në Shqipëri.

 E njëjta vlen edhe për Bosnjë, për Serbi, për Rusi, për Sllovaki, për Maqedoni e për shtete tjera.
Jakub Marian, një djalë i ri nga Çekia, ka bërë një listë të mbiemrave më të shpeshtë në shtetet sllavike por edhe një pjesë të mirë të Ballkanit.

Në Rusi, shembull, mbiemri Smirnov është më i shpeshti, ndërsa në Serbi është Jovanoviq, në Bullgari është mbiemri Ivanov, ndërsa në Shqipëri mbiemri më i shpeshtë është Hoxha.

-Advertisement-

Ai ka dhënë edhe domethënien e mbiemrit, që në rastin shqiptar do të thotë një lutës, një hoxhë, një predikues. Në Mal të Zi mbiemri më i shpeshtë është Popoviq, ndërsa në Kroaci – Horvat. / KultPlus.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera