Mbi një milion të infektuar nga koronavirusi në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 27 November 2020
Të premten në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë, ka kaluar në mbi një milion.
Instituti Robert Koch regjistroi më shumë se 22,000 raste të reja ditore. Gjermania kryesisht ka parandaluar përhapjen e virusit në pranverë, por është goditur rëndë nga një valë e dytë, gjatë vjeshtës.
Numri i pacientëve me COVID-19 në kujdesin intensiv, në fillim të tetorit ka qenë 360 ndërsa javën e kaluar ishte më shumë se 3.500.
Shteti më i populluar i Rhine-Uestfalia Veriore ka regjistruar më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve me koronavirus. Berlini ka regjistruar 62.000 raste që nga fillimi i pandemisë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, këtë javë njoftoi se Gjermania do të zgjasë afatin e kufizimeve aktuale kundër koronavirusit, deri në fillim të janarit, nëse nuk ka një rënie dramatike të numrit të rasteve të reja.
Rregullat do të lehtësohen gjatë periudhës festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke lejuar takime deri në 10 persona nga 23 dhjetori deri në Ditën e Vitit të Ri.
Ekonomia më e madhe e Evropës ka mbyllur restorantet, baret, ambientet sportive dhe vendet kulturore, megjithëse shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura.
Të tjera
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...