Lajme

Mbi katër milionë ukrainas e kanë lëshuar shtetin që nga nisja e luftës

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 30 March 2022

Më tepër se katër milionë njerëz, apo gati 10 përqind e popullsisë së Ukrainës pa nisur lufta, e kanë lëshuar shtetin.

Këtë e ka thënë Filippo Grandi, komisionar i lartë i organizatës për refugjatë të Kombeve të Bashkuara këtë të mërkurë.

“Unë sapo kam arritur në Ukrainë. Në Lviv do të diskutoj me autoritetet, Kombet e Bashkuara dhe partnerët tjerë në mënyrë që të rritet mbështetja jonë për njerëzit e prekur dhe të zhvendosur si pasojë e kësaj lufte të pakuptimtë”, ka thënë ai, tansmeton KlanKosova.

-Advertisement-

Prej nisjes së pushtimit në shkurt, janë 2.3 milionë qytetarë ukrainas që janë larguar në drejtim të Polonisë, derisa pjesa tjetër kanë dalë në Rumani, Moldavi, Hungari dhe shtetet përreth.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera