Mbi dy mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës këtë vit
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 13 August 2022
Mbi 2000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti. Kjo është bërë nga ata persona që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian ku nuk u lejohen dy shtetësi. Ndërkohë, numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë të rinj.
Për çdo vit në departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5.000 persona, heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mirëpo nga janari e deri në korrik të këtij viti, ka pasur një rritje të numrit të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.
Liridon Neziri nga ky departament, thotë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.
Ai për KosovaPress, thotë se arsyeja që heqin dorë, është për personat që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian për të cilëve nuk u lejohet dy shtetësia.
“Arsyeja pse heqin dorë nga shtetësia e Republikës Kosovës, shtetasit e Republikës së Kosovës është sepse disa vende të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësi për ato vende të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ju siç e dini ne Ballkani dhe Kosova nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, andaj shtetasit tanë të cilët integrohen në këto vende të Bashkimit Evropian, iu kërkohet heqja dorë nga shtetësia. Po flasim për ato vende të Bashkimit Evropian të cilët nuk lejojnë dy shtetësi. Ka edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, d.m.th jo të gjitha e lejojnë edhe dy shtetësi në këtë rast, d.m.th numri i vendeve të cilat i lejojnë dy shtetësi në Bashkimin Evropian dhe numri i atyre vendeve të cilët nuk e lejojnë dy shtetësi është pak a shumë i njëjtë, mirëpo këtu varet edhe sa ne kemi shtetasë ose ta quaj ashtu diasporë në këto vende, atëherë edhe normal në këto vende është edhe numri është i madh sa i përket aplikimit për humbje të shtetësisë”, thotë ai.
Sipas tij, gjatë vitit 2020 për shkaqe të pandemisë, shumica e personave e kanë pasur të pamundur heqjen dorë nga shtetësia, derisa thekson se mbi 2.000 persona deri në korrik të këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësia.
“Po flasim për një trend vjetor rreth 5.000 persona përjashtuar këtu vitin 2020 për shkaqe të pandemisë ku shumica e personave e kanë pasur të pamundshme qasjen në procedura në Kosovë, rastin në procedura sa i përket kompletimit të dokumenteve në këto vende të Bashkimit Evropian, të cilët janë obliguar të heqin dorë prej shtetësisë. Numri është sjellë i njëjtë edhe në këtë vit, po flasim për një trend të njëjtë, pa një ndryshim të madh, po flasim për një trend që sillet deri në fund të vitit 5000 persona, aktualisht kemi mbi 2000 persona deri më 31 korrik, që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës Kosovës, shto për faktin që periudha e gushtit do të jetë një volum më i madh i kërkesave për shkak që bashkatdhetarët tanë vijnë gjatë kohës së pushimit dhe të njëjtën kohë e shfrytëzojnë edhe kohën për me aplikuar për me heq dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës”, shton ai.
Sa i përket moshës, sipas Nezirit, gjeneratat e reja janë kryesisht ata të cilët kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
“Numri i personave ose mosha e personave të cilët heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës e shtetasve të Republikës së Kosovës që heqin dorë nga shtetësia është numër relativisht i personave të ri edhe për një arsyeje tjetër për shkak se personat që heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, arsyeje kryesore e kanë integrimin dhe vazhdimin e integrimit ose qasjes e tyre, sidomos në aspektin e karrierës në aspektin e shkollimit në aspekte të tjera. Viteve të fundit është vërejtur një trend ku numri i personave që heqin dorë nga shtetësia nuk është d.m.th. mosha e personave që heqin dorë nga shtetësia, nuk është i moshave të shtyra po flas për shkak se ata më tash ata të cilët nuk e kanë marrë shtetësinë e këtij vendi, nuk kanë arsyeje ndoshta për me marrë shtetësinë e atij vendi sepse tek e fundit një leje qëndrim i përhershëm në këto vende mjafton për ato persona të cilët nuk kanë qëllim nuk kanë më arsyeje të integrojnë se shtetësia në këto vende të hap shumë rrugë sa i përket pjesës së zhvillimit të pjesës tjetër të karrierës dhe të vazhdimit të jetës në këto vende”, shton Neziri.
Neziri më tej shton se e drejta për të hequr dorë nga shtetësia e një vendi është e drejtë e garantuar me konventa e që sipas tij nuk duhet të ndalohet dikush i cili dëshiron të heqë dorë nga shtetësia.
Të tjera
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...