Lajme

Mbi 800 të shëruar në qytetin e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 15 September 2020

Veç në qytetin e Gjilanit numri i të shëruarve ka shkuar mbi 800.

Kjo pas 20 të shëruarve që ishin veç në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë lajm të ditur e ka bërë i pari i komunës, Lutfi Haziri.

-Advertisement-

Veç kësaj, Haziri ka bërë të ditur se 4 persona kanë rezultuar pozitiv sipas raportit 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Bazuar në statistikat e javëve të fundit shihet një rënie e vazhdueshme e të infektuarve me Covid-19. Në rezultatet e sotme kemi vetëm 88 raste aktive me Covid-19, prej 946 rasteve sa kemi të regjistruara në totalin e përballjes me pandeminë nga 13 marsi. Kështu, raste të shëruara plotësisht janë gjithsej 817, ndërsa në këtë luftë kundër Covid-19, kanë humbur jetën 41 qytetarë. Mostra në pritje janë 42 qytetarë dhe 19 edukatore nga çerdhet private dhe shpresojmë që edhe këto të jenë negative. Nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve në Spitalin Regjional janë gjithsej 26 pacient, të cilët konfirmohen me gjendje stabile dhe me simptoma të lehta”, tha kryetari Haziri pas mbledhjes Komisioni i  emergjencave për parandalimin e pandemisë globale në komunën e Gjilanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera