Lajme

Mbi 80% e qytetarëve kërkojnë që të lejohet tërheqja e Trustit

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 16 December 2022

EURO n’7 ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO CONSULTING dhe ka mxjerrë të dhëna shumë shqetësuse për rrjedhat ekonomike të vendit.Fillimisht Partia Demokratike e më pas inciativa qyterare, kanë kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të tërhiqin edhe njëherë një përqindje të caktuar të kursimeve të Trustit Pensional.

Qeveria dhe deputetët e shumicës kanë qenë kategorik kundër kësaj kërkesë duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe jo kërkesë ë qytetarëve.

Ndërsa që hulumtimi i UBO CONSULTING  tregon se 84.4% e qyteravëve kanë votuar pro tërheqjes së sërishme të një përqindje të Trustit Pensional.

-Advertisement-

Profesori Mustafë Kadrijaj, duke komentuar këto të dhëna shtoi se qeveria për inate politike nuk ka lejuar tërhqjen e një përqindje të Trustit Pensional, ndërsa shifra e dala nga hulumtimi tregonë nevojën jashtëzakonisht të madhe të qytetarëve për të pasur më shumë mjete për të kaluar muajin.Në anën tjetër ekonomisti Valon Prestreshi pohon se tërheqja e një përqindje të trustit dëmton sistemin pensional por që qytetarët kanë shtruar këtë kërkesë për shkak të paaftësisë së qeverisë për të reaguar me masa adekuate si ulja e TVSH apo largimi i përkohshëm i akcizës, për përballje me rritjen enorme të çmimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera