Lajme

Mbi 8 mijë numri i rasteve aktive me Covid-19

Autori: Islam Morina 07:39 | 04 March 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka njoftuar se 8505 është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505”, shkruante njoftimi i IKSHPK-së.

Ndërkohë që numri i të infektuarve në baza ditore është rritur ndjeshëm javën e fundit ku vetëm dje janë shënuar 568 raste të infektimeve të reja në tërë vendin.

-Advertisement-

Përderisa në botë ka filluar tash e sa kohë vaksinimi kundër këtij virusi, vendi ynë me gjasë nuk do ta ketë këtë mundësi deri në fillim të muajit maj. Institucionet përgjegjëse janë të paqartë në përgjigjet e tyre se kur mund të furnizohen me vaksina dhe kur mund të fillojë vaksinimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera