Lajme

Mbi 8 mijë e 500 raste aktive me COVID-19, IKSHPK-ja del me një apel për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 21 July 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë një apel për qytetarët, shkruan Gazeta Infokus

Përmes këtij njoftimi IKSHPK-ja u bënë thirrje qytetarëve që të i batin maskat në ambientet e mbyllura si dhe të vaksinohen.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njofitimin e këtij instituti.

-Advertisement-

Po ashtu kanë shtuar se IKSHPK-ja është duke vazhduar pandërprerë me testimin e të gjitha rasteve me Covid-19.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera