Lajme

Mbi 779 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 24 December 2021

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës dhe 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), i cili bazohet në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

-Advertisement-

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988. Në total numri i rasteve aktive është 321”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera