Lajme

Mbi 761 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 01 December 2021

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërsa, 761 mijë e 595 qytetarë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat anti-COVID.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

-Advertisement-

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK bëri të ditur për një të vdekur dhe 8 raste të reja anti-COVID-19.

Të martën Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas masave të reja, ora policore mbetet në fuqi nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit, përjashtim të rasteve emergjente./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera