Lajme

Mbi 7,000 fëmijë të vrarë në Siri që nga 2013

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 28 July 2018

E dërguara e Kombeve të Bashkuara, Virginia Gamba e cila përqendrohet tek fëmijët në zonat e konflikteve, ka thënë se më shumë se 7,000 fëmijë kanë humbur jetën ose janë lënduar në konfliktin sirian që nga viti 2013.

Gamba tha se që nga fillimi i vitit 2018, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar mbi 1,200 shkelje që u janë bërë fëmijëve.

Në këto të dhëna përfshihen më shumë se 600 fëmijë të vrarë si dhe 180 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat qeveritare apo grupet e armatosura, tha ajo.

-Advertisement-

Gamba bëri të ditur se tremujori i parë i vitit 2018 shënoi një rritje prej 48 për qind në vrasjen e fëmijëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera