Lajme

Mbi 700 persona të gjobitur për mosrespektimin e masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 27 September 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë gjobitur personat që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Më saktësisht janë gjobitur 730 qytetarë që nuk kanë respektuar masat që parasheh Qeveria për ndalimin dhe luftimin e Covid-19.

Ndërsa janë shqiptuar edhe 1 080 tiketa për personat që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 25 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale.

-Advertisement-

Gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 20 persona, 12 janë në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera