Lajme

Mbi 600 gjoba të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 29 September 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar qindra tiketa për personat që nuk kanë respektuar masat anti-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Më saktësisht 657 tiketa janë shqiptuar personave që nuk kanë respektuar ligjin që parasheh parandalimin dhe luftimin e Covid-19.

Ndërsa, 1 074 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

-Advertisement-

32 aksidente kanë ndodhur me të lënduar, si dhe 31 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 13 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera