Mbi 60 pasagjerë mashtrohen nga agjencia fantome
Autori: Gazeta inFokus
19:51 | 08 Gusht 2018
600 euro kishte paguar për dy bileta një familje shqiptare në Gjermani, për të ardhur në Kosovë gjatë pushimeve. Por, kur ata shkuan në aeroport e kuptuan se biletat ishin false dhe nuk u lejuan të fluturonin. Thonë se u mashtruan nga një agjenci e quajtur “Kosova Reiseburo”, për të cilën e kuptuan se ishte agjenci fantome.
Me të njëjtën agjenci, sipas kësaj familjeje nuk kishin mundur të udhëtonin edhe mbi 60 pasagjerë të tjerë, të cilët edhe pse kishin kryer pagesat nuk kishin vende të rezervuara në aeroplan.
Familja Pajaziti nga Shala e Lipjanit, e cila jeton në Shtutgart të Gjermanisë, u mashtrua nga një agjenci e rrejshme udhëtimesh nga Prishtina.
Muaj më parë, atyre përmes viberit në vazhdimësi u kishin shkuar oferta të biletave për të udhëtuar drejt Kosovës.
Kur vendosën që pushimin ta bëjnë në vendlindje, ata kontaktuan me agjencinë në fjalë, e quajtur “Kosova Reiseburo”, ku edhe i rezervuan dy bileta.
Atyre iu kërkua që fillimisht të kryhej pagesa prej 600 eurosh përmes llogarisë bankare, dhe më pas konfirmimin e rezervimit do ta pranonin në email.
Por, kur Fidaim Pajaziti shkoi bashkë me bashkëshorten në Aeroportin e Shtutgardit, aty e kuptoi se biletat nuk ishin të vlefshme dhe se ata nuk kishin fare rezervim.
Ai thotë se po në të njëjtën kohë edhe 60 kosovarë të tjerë mbetën pa udhëtuar për në Kosovë, pasi edhe biletat e tyre ishin të gjitha njësoj, false, ndonëse kishin kryer pagesën.
Kur pasagjerët provuan të kontaktonin me shitësit e biletave, u lajmërua sekretaria telefonike, e cila u tha: “ky numër nuk ekziston”.
Pajaziti dhe të tjerët iu drejtuan policisë gjermane në aeroport, të cilët veçse ishin të njoftuar me mashtrime të tilla.
Sipas këtij mërgimtari, policia gjermane u kishte thënë se shumë kosovarë janë duke u mashtruar me bileta, të cilat kryesisht blihen përmes internetit.
Sidoqoftë, kjo familje u detyrua që me autobus të vijë në Kosovë, ndërkaq nga mosbesimi ndaj agjencive tash kanë shkuar direkt në aeroport për t’i rezervuar biletat kthyese.
Ndërkaq, rastin nuk e kanë lajmëruar fare në Policinë e Kosovës, pasi që nuk duan që pushimin ta kalojnë duke u marrë me këtë çështje, e cila, sipas tyre, nuk do të ketë zgjidhje. Ata besojnë se institucionet në Kosovë janë neglizhente ndaj dukurive të tilla.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...


































