Lajme

Mbi 60 aksidente vetëm të hënën

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 31 July 2018

Mbi 60 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë njëzet e katër orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovë saktësisht kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, shkruan gazeta inFokus.

Asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa në 21 kishte persona të lënduar.

-Advertisement-

Në 40 aksidente të tjera kishte vetëm dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se gjatë këtij njëzet e katër orësh ka shqiptuar 1729 tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit./inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera