Uncategorized

Mbi 6 milionë mërgimtarë erdhën në Kosovë vetëm përmes kufijve tokësorë

Autori: Agnesa Smajli 11:52 | 27 July 2023

Me nisjen e sezonës së verës, mërgimtarët duket se ia kanë mësyrë Kosovës. Këtë e tregojnë shifrat e mëdha të hyrjeve në kufijtë tokësorë e që ky fluks po duket se ka nisur qysh nga janari dhe vetëm është rritur sa i jemi afruar verës.

Mbi 6 milionë e 43 mijë qytetarë kanë hyrë në Kosovë nga muaji janar i vitit 2023 deri me 20 korrik, përmes kufijve tokësore.

Kjo në bazë të statistikave që Gazeta Infokus ka siguruar nga policia e Kosovës nga sistemi i Menaxhuar i Kufirit.

-Advertisement-

Muaji me fluksin më të madh të mërgimtarëve që hynë në Kosovë është korriku ani pse këto të dhëna janë vetëm deri me 20 korrik, pra nuk është ende i përfshirë i gjithë muaji. Janë gjithsej 1 milionë e 156 mijë qytetarë nga diaspora që kanë ardhur në Kosovë në këtë muaj.

Ndërsa shkurti ishte muaji me numrin më të ulët të hyrjeve në kufijtë tokësorë në Kosovë, me 612,240 persona.

Vlen të theksohet që pas pandemisë kjo është shifra më e lartë e vizitave nga diaspora në Kosovë. Duke qenë se gjatë kohës së COIVD-19 ky numër kishte rënë dukshëm.

Së shpejti Gazeta Infokus do të ju sjellë të dhënat e hyrjeve edhe nga kufiri ajror.

Tabela me të dhënat:

Sqarim: Shifrat nga policia përfshijnë edhe hyrje daljet e qytetarëve që banojnë në Kosovë dhe kanë udhëtuar jashtë vendit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera