Lajme

Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 24 September 2021

Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 77 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), më së shumti raste aktive vazhdon të ketë Komuna e Prishtinës. Aktualisht në kryeqytet janë 1 mijë e 329 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 2 raste të vdekjes dhe 133 raste të reja pozitive me COVID-19.

-Advertisement-

Për parandalimin e përhapjes së virusit korona dhe mbrojtjes nga infektimi me këtë virus institucionet shëndetësore dhe shtetërore vendosen që të marrin masa kufizuese për dy javë. Masa këto të cilat hyrën në fuqi më 30 gusht, por që sërish u rishikuan pas dy javësh për të vazhduar më pas deri më 26 shtator.

Ndërkohë që të enjten Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie tha se të hënën do të fillojë procesi mësimor në shkolla dhe çerdhe, ku 20 do të jetë maksimumi i nxënësve të lejuar në klasë. Derisa për të hyrë në qendra tregtare, call center dhe ambientet e brendshme të gastronomisë, qytetarët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose testet, ashtu siç do t’iu kërkohet edhe të gjithë punonjësve në institucione publike dhe private.

Ai bërë të ditur edhe se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë është 41.08 përqind. Ndërsa përqindja e popullatës së vaksinuar me dy doza është 26 përqind, duke shtuar se ky është një trend i mirë i vaksinimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera