Lajme

Mbi 6 mijë fletëvotime nga diaspora janë refuzuar

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 21 February 2021

Organizata joqeveritare Germin,  përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve , është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit, deri më tani janë verifikuar 21, 212 votues nga jashtë Kosovës.

Ndërsa janë refuzuar 6, 401 votues.

Gjithashtu Germin, ka njoftuar se një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.

Më poshtë gjeni informatat në lidhje me numrin e zarfeve të verifikuara deri sot në mesditë, duke përfshirë ato të aprovuarat, të refuzuarat dhe arsyet e refuzimit të tyre./Gazeta Infokus/

Të tjera