Lajme

Mbi 55,3 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 17 November 2020

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka tejkaluar shifrën 55,3 milionë.

Portali “Worldometer” publikon statistika të përditësuara të pasqyrës epidemiologjike globale që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ndërsa sipas të dhënave më të reja, numri i rasteve të infeksioneve në botë është rritur në 55.349.954.

Deri më tani në botë kanë vdekur 1.332.328 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 38.493.826. Numri i rasteve aktive momentalisht është 15.523.800.

-Advertisement-

Pandemia e COVID-19 më shumë ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku janë infektuar 11.538.057 persona.

Sipas numrit të të infektuarve, SHBA ndiqet nga India (8.874.290), Brazili (5.876.740), Franca (1.991.233), Rusia (1.948.603), Spanja (1.521.899) dhe Britania (1.390.681), Argjentina (1.318.384), Italia (1.205.881), Kolumbia (1.205.217), Meksika (1.009.396), Peruja (938.268), Gjermania (817.526) dhe Irani (775.121).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera