Lajme

Mbi 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 03 January 2022

540 persona janë aktualisht të infektuar me Covid-19 në Kosovë dhe pesë prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spital. Të dhënat janë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 38 raste të reja, nga 3711 testime të kryera gjithsej, derisa nuk raportohet për të vdekur.

Ndërkohë janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,067 që nga fillimi i pandemisë.

Në gjithë vendin po vazhdon procesi i vaksinimit.

Më shumë të dhëna i gjeniKËTU.

Të tjera