Lajme

Mbi 5 milionë euro investime por Ministria e Shëndetësisë harron të krijojë qasje emergjente për gratë shtatzëna në Gjinekologji

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 25 October 2024

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, në rrjetin social Facebook ka publikuar një status ku shihet reparti i gjinekologjisë në QKUK ku edhe pas 5 milionë euro investime që reklamoi me të madhe qeveria e Kosovës, përsëri gratë shtatzëna obligohen të ecin shkallëve.

Kjo sepse nuk kanë vendosur as edhe një masë lehtësuese që gratë të kenë mundësi të paktën të hyjnë me karrrocë brenda.

Ajo çfarë e bën edhe më skandaloze është fakti se edhe pjesa e rrafshët që është supozuar të ndërtohet për karrocë, përfundon tek muri.

-Advertisement-

 

“’Veç me qeverisjen e Albinit ndodhë që në investim 5.5 milion EURO të mungon qasja EMERGJENTE  e destinuar për përdoruesit që kanë nevojë për ndihmë në lëvizje! Mos ju bëftë Zoti, se s’keni si me hy brenda!!! Në një vizitë në repartin e gjinekologjisë në QKUK ishte e dhimbshme të shikosh nëna shtatëzëna e me foshnjë që janë të detyruara të ecin shkallëve sepse  nuk ka asnjë formë ndihmëse për qasje të lehtësuar (p.sh., rampë ose ashensor).  TURP!”, shkroi Musliu Shoshi në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera