Lajme

Mbi 44 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 01 December 2020

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 44 milionë.

“Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 44.027.478 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

-Advertisement-

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.889.585), SHBA (8.223.391) dhe Brazil (5.601.804), ndërsa më pas radhiten Rusia (1.863.467), Argjentina (1.257.227) dhe Kolumbia (1.210.489).

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 63,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1,47 milion të vdekur.

Ndërkohë në mbarë botën janë 18.136.276 raste të cilat ende janë në trajtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera