Lajme

Mbi 43 mijë e 500 të vdekur vetëm në Turqi nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 23 February 2023

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi është rritur në 43 mijë e 556.

Pas tërmetit të parë që goditi provincën Kahramanmaras me magnitudë 7.7 ballë, sipas TRT Haber, vendi u përball edhe me 7 mijë e 930 pasdotije, teksa shkalla e dëmeve ka tejkaluar 75 përqindëshin.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se ata janë përgjegjës për secilin qytetar që tashmë ka humbur jetën.

-Advertisement-

“Kjo traumë mund të kalohet vetëm me unitet dhe solidaritet të madh. Ne do të dalim më të fortë nga kjo. Kemi trishtim, qytetet tona janë shkatërruar, por kjo nuk bën që shpresa jonë të zhduket. Këtu ne duhet ta mbajmë gjallë këtë shpresë, më shumë se kurrë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë”, është shprehur Soylu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se vlerësimi i dëmeve mund të shkojë deri në 80 për qind, teksa shtoi se “të thuash se e ekzagjerojmë tërmetin, do të thotë të lëmë mënjanë mëshirën, ndërgjegjen dhe arsyen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera