Lajme

Mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 17 October 2021

Në zgjedhjet komunale që po zhvillohen të dielën (17 tetor) në Kosovë, mbi 41 mijë qytetarë do të votojnë për herë të parë.

“Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohen se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare”, thuhet në listën përfundimtare të votueseve brenda dhe jashtë Kosovës të KQZ-së.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues ,apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

-Advertisement-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen, COVID-19, që e shkakton ky virus.

Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, kanë thënë zyrtarë të KQZ-së.

Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike./rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera