Lajme

Mbi 400 nxënës po përfitojnë nga programi “Drejt Malit” që po realizohet në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 26 March 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot nxënësit nga shkolla të ndryshme të Kosovës, të cilët po përfitojnë nga projekti “Drejt Malit”, i cili po zbatohet në Brezovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Përmes këtij njoftimi nga ministria kanë thënë se mbi 400 fëmijë po përfitojnë nga programi i edukimit joformal në sportet malore, e specifikisht të skijimit.

-Advertisement-

“Mbi 400 fëmijë po përfitojnë nga programi i edukimit joformal në sportet malore, specifikisht skijimit, i cili realizohet nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Universitetin e Prishtinës”, thuhet në postimin e kësaj ministrie.

Po ashtu kanë njoftuar se me këtë rast ministrja Nagavci, ka theksuar se ky është një nga aktivitetet për realizimin e planit të kësaj qeverie.

“Me këtë rast, ministrja Nagavci ka theksuar se ky është një nga aktivitetet për realizimin e planit të kësaj Qeverie për zhvillimin, avancimin dhe masovizimin e sportit. Përveç kësaj, ajo ka përmendur ndikimin që ka aktiviteti fizik në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Pasi që ka përmendur sukseset e sportistëve tanë në botë, ministrja Nagavci ka theksuar se, këto aktivitete janë edhe një mundësi më shumë për zbulimin e talenteve të reja në sporte”, thuhet tutje në njoftim.

Ministrja Nagavci theksoi se do të ketë bashkëpunime të reja në të ardhmen, në mënyrë që çdo nxënës të ketë mundësi të përfshihet në aktivitete sportive.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ministrisë së Arsimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera