Rajoni dhe Bota

Mbi 40 milionë lekë gjoba lokaleve që organizuan dasma në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 11 August 2020

Gjatë dy muajve të fundit, të paktën 40 pronarë të lokaleve janë gjobitur nga Policia në Shqipëri, pasi kishin shpërfillur masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Sipas A2 bëhet fjalë për gjoba nga 1 milion lekë, gati 40 milionë në total, në zbatim të aktit normativ të 15 marsit për marrjen e masave gjatë situatës me COVID-19.

Në më shumë se 10 raste, pronarët e lokaleve kanë vijuar punën me dasmat edhe pasi janë gjobitur. Pas konstatimit të përsëritjes së shkeljes atyre iu është bllokuar aktiviteti për 6 muaj si edhe kanë marrë gjoba nga 3 milionë lekë.

-Advertisement-

Raportohet se totali i gjobave nga Policia e Shtetit për pronarë biznesesh apo individë që kanë neglizhuar dhe shkelur protokollet e sigurisë është mbi 70.

Sipas A2 numri më i lartë i të pabindurve për masat e sigurisë ndaj koronavirusit i përket kryeqytetit, pastaj vijnë qytetet si Lezha, Vlora, Berati, Fieri, Dibra dhe Korça.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera