Lajme

Mbi 40 mijë të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 31 March 2020

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka kaluar 40 mijë në mbarë botën. Përhapja e Covid-19 në Europën Perëndimore dhe në SHBA ndikoi në rritjen e madhe të të prekurve.

Të martën, autoritetet spanjolle konfirmuan 849 viktima, numri më i madh i të vdekurve në vend në 24 orë që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërkohë, autoritetet në Gjermani thonë se vendi ka të paktën 67.051 raste të konfirmuara dhe 650 të vdekur.

-Advertisement-

Në mbarë botën të infektuar raportohet të jenë 800,000 persona.

Ndërkohë 172.000 njerëz në mbarë botën janë shëruar nga infeksioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera