Mbi 40 mijë kosovarë ia mësyjnë bregdetit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 27 August 2023
Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetare janë nisur këtë fundjavë drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit. Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra.
Të dhënat zyrtare të policisë kufitare të Kukësit flasin për mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës me të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë.
Por numri i qytetarëve dhe mjeteve, nga pamjet mund të jetë shumë me i madh e kjo vërehet tek Ura e Kukësit pasi aty rruga e ngushtë po e vonon qarkullimin normal të automjeteve.
Siç dihet, përgjatë sezonit, policia kufitare e Morinit operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas marrëveshjes së përbashkët ndër qeveritare Kosovë-Shqipëri.
Nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës, janë marrë masa duke shtuar sportele dhe punonjës për të përballuar fluksin e shtuar dhe është bashkëpunuar edhe me Policinë e Kosovës dhe deri më tani sipas policisë kufitare nuk ka pasur probleme.

Të tjera
-
Vazhdojnë hetimet për vdẹkjen e tre fëmijëve në Jabllanicë
Kanë kaluar tri javë qëkur tre fëmijë humbën jetën në fshatin Jabllanicë të G...
-
Kancelari i ardhshëm gjerman: Sonte do të festojmë dhe nga nesër do të rifillojmë punën tonë
Friedrich Merz, i cili është në pozicion të mirë për t’u bërë kancelari i ard...
-
“Kryeministër hajvan”, shfaqet grafiti kundër Kurtit në hapësirat e QKUK-së
Në murin e QKUK-së është shfaqur një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajv...
-
Marrëveshja me Ukrainën për minerale, Trump: Të rikthehen paratë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina...
-
Projeksioni: Si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?
Pas exit polleve ku CDU konservatore doli fituese, BBC ka shkruar rreth mënyr...
-
“Shtetasi” gjerman që kandidoi në listën e Kurtit flet për zgjedhjet në Gjermani
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferri, ka folur sonte...
-
OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri që udhëhiqeshin nga Beogradi
Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale...
-
Zhvillimet nga zgjedhjet në Gjermani, ambasadori Rohde pret miq e kolegë në rezidencën e tij
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka organizuar në rezidencën e ...
-
Scholz thotë se nuk do ta pranojë kurrë AfD-në
Kancelari Olaf Scholz u ka thënë mbështetësve të tij në Berlin se “ne po luft...
-
Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale...
-
Shefi i OKB-së thotë se “mjaft është mjaft” përpara përvjetorit të tretë të luftës në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka riafirmuar “nevojën u...
-
Exit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e Scholzit shënon humbje të rëndë
Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. SPD-ja e kan...