Lajme

Mbi 40 mijë banesa në pritje të vlerësimit teknik në Prishtinë, Haradinaj publikon dokumentin e nënshkruar nga Liburn Aliu që s’u zbatua kurrë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 01 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se ekzistojnë mbi 42 mijë objekte banesore në Kryeqytet të cilat nuk e kanë marrë pranimin teknik si rezultat i neglizhencës së qeverisjes.

Haradinaj në emisionin Politiko në Kanal10 ka shpalosur një dokument të nënshkruar nga ish-drejtori, sot ministër i Infrastrukturës, Liburn Aliu për pranimin teknik të objekteve banesore e që asnjëherë nuk është zbatuar.

“Kam një dokument të cilën duam ta shpalosim para qytetarëve të Prishtinës. Ka pasur debate që komuna nuk ka mekanizma për dhënien e pëlqimit ose pranimit Teknik të objekteve banesore. Pra, jemi duke folur për 42 mijë objekte banesore të cilat kanë pronarë por nuk I është bartë prona për shkak të mos pranimit Teknik të objekteve”.
“Këtë dokument e ka nënshkruar ish-drejtori, Liburn Aliu në vitin 2015, dokument ky i miratuar, me komision të caktuar, janë emëruar njerëzit, dhe nga ai moment e deri sot kur po flasim, jo që nuk është ftuar ky komision, por asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk është marrë asnjë vendim për me kry këtë detyrë. Pra, kaq e thjeshtë është për një kryetar i cili ka vullnet për me kry këtë detyrë. Pra, nëse ekziston vullneti i kryetarit të Prishtinës, Brenda 6 muajve këto objekte banesore e marrin pranimin Teknik”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera