Lajme

Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 21 February 2022

Në Kosovë aktualisht janë 4 mijë e 541 raste aktive me virusin COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, 183 qytetarë rezultuan pozitiv me këtë virus.

Dy qytetarë të tjerë të infektuar, ndërruan jetë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, krahas numrit dukshëm të rënë të rasteve të reja, edhe numri i dozave të administruara ra gjithashtu.

Në 24 orëshin e kaluar u dhanë 579 doza të vaksinës anti-COVID.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera