Lajme

Mbi 4 mijë kërkesa për ndërrimin e patentë shoferit

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 30 July 2024

Gjithsej 4.125 kërkesa janë dorëzuar deri më tani në gjithë Kosovën për ndërrimin e patentë shoferit serb me atë të Kosovës, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KoSSev.

Më së shumti kërkesa janë paraqitur në veri të Kosovës – 3.629.

“Në Leposaviq janë dorëzuar 1.211 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1.032; 644 janë dorëzuar në Zubin Potok dhe 742 kërkesa në Zveçan”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Sa i përket jugut, policia raporton se nga një kërkesë janë dorëzuar në Deçan dhe Gjakovë, 32 në Gjilan, 6 në Dragash, 14 në Istog, 1 në Kaçanik, 6 në Fushë Kosovë, 54 në Kamenicë, 33 në Mitrovicë e Jugut, 11 në Lipjan, në Novobërdë 10, në Obiliq 23, në Rahovec 10, në Pejë 27, në Podujevë 1, në Prishtinë 6, në Prizren 23, në Skenderaj 6, në Shtime 1, në Shtërpcë 45, në Viti 6, në Vushtrri 14 dhe në Graçanicë 165.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera