Mbi 36 mijë euro dëm buxhetit- Menaxheri i kontratës dhe përgjegjësi i kompanisë gënjyen për punimet në kulmin e komunës
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 25 January 2024
Prokuroria Themelore në Prishtinë me 23 janar 2024 ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës për t’iu ndaluar vendit apo personit të caktuar për Ylber Jasharin dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për Bekim Baftijarin, të dyshuar lidhur me rastin e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku u lëndua rëndë një vajzë.
Kurse, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi të mërkurën (24 janar) masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj Jasharit, kurse refuzoi kërkesën për masë paraburgimi ndaj Baftijarit, të cilit ia caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, i pandehuri Ylber Jashari dyshohet se më 11 gusht 2023 deri më 18 janar 2024 në ndërtesën Kadastrale të Komunës së Prishtinës, në cilësinë e menaxherit të kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së re”, në vlerë totale prej 386 mijë e 96 euro e 20 centë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i kalon kompetencat e tij, duke i mundësuar të përfitojë kundërligjshëm materialisht kompanisë “NBT ING” Sh.p.k dhe duke e dëmtuar buxhetin e Komunës në shumë 36 mijë e 450 euro e 29 centë.
“I pandehuri Ylber Jashari ka përpiluar raport dhe ka pranuar se kinse janë kryer punimet e kulmit të ndërtesës së Kadastrit të Komunës së Prishtinës edhe pse realisht aty nuk ishte punuar dhe nuk ishin bërë punimet sipas kontratës, duke ia mundësuar të kryhen pagesat në drejtim të kompanisë, kështu duke e dëmtuar buxhetin e R. Kosovës në shumën prej 36.450.29 euro”, thuhet në kërkesë.
Me këtë, Jashari dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Kurse, Bekim Baftijari dyshohet se më 11 gusht 2023 e deri më 18 janar 2024, në ndërtesën Kadastrale të Komunës së Prishtinës, në cilësinë e përgjegjësit të kompanisë “NBT ING” Sh.p.k., i cili ishte i ngarkuar me kryerjen e punimeve, të mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore të kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së re”, veproi në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë.
“E që me veprim të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëm të konsiderueshëm pasuror në atë mënyrë që, me rastin e punimeve nuk kryen si duhet punët në sanimin e kulmit të ndërtesës ku ka filluar ekzekutimin e kontratës, me ç’rast ka kryer punë të tjera e jo ato sikur në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1, 5.13 dhe 5.14 të kontratës së lartcekur, i cili kulm një pjesë e saj bie në tokë në pjesën e rrugës qarkulluese, trotuarit dhe objektit përreth duke lënduar rëndë të dëmtuarën E.U., si dhe janë shkaktuar dëme materiale në katër vetura të parkuara përreth”, thuhet më tej në kërkesë.
Me këtë, Baftijari dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” na neni 356, par.4 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...