Lajme

Mbi 34 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 01 February 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 34,208.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,015 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera