Lajme

Mbi 33 mijë raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 03 February 2022

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve pozitive me COVID-19. Krahas rritjes së numrit të të infektuarve, është rritur edhe numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në vend janë 33 mijë e 538 raste aktive me koronavirus, e që Prishtina prinë me numrin më të lartë të këtyre rasteve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 8 mijë e 618 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Komunën e Prishtinës, në Pejë janë 2 mijë e 608 raste, në Gjilan 2 mijë e 320, në Prizren 2 mijë e 269, në Mitrovicë 1 mijë e 614, në Gjakovë 1 mijë e 605, Fushë Kosovë 1 mijë e 585, Ferizaj 1 mijë e 519, Lipjan 1 mijë e 320, si dhe komunat e tjera me qindra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për gjatë të vdekur dhe 2 mijë e 590 raste të reja me koronavirus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera