Mbi 31 milionë euro u shpenzuan për mirëmbajtjen e rrugëve
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 19 June 2017
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve”.
Ky raport përmban informata të vlefshme lidhur me proceset e prokurimit dhe sa është arritur qëllimi për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Rrugët janë pasuri e rëndësishme për vendin si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë shoqëror. Për të siguruar qarkullim normal të qytetarëve ato duhet tё mirëmbahen. Për këtë qëllim Kuvendi i Republikës sё Kosovës çdo vit ndan buxhet tё caktuar pёr Organizatat Buxhetore. Gjatë periudhës kohore 2013 -2015, institucionet publike në nivel kombëtar, kishin shpenzuar mbi 31 milion euro për mirëmbajtje të rrugëve. Auditimi ynë është fokusuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Prishtinës, si shpenzuesit më të mëdhenj për mirëmbajtje të rrugëve në nivel kombëtarë”, thuhet në raport.
Përmes këtij auditimi janë vlerësuar edhe aktivitetet lidhur me menaxhimin e procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rezultatet e arritura nga këto aktivitete.
“Objektiv parësor i mirëmbajtjes së rrugëve është sigurimi i qarkullimit normal. Organizatat Buxhetore e realizojnë këtë objektiv duke hyrë në marrëdhënie kontraktuese me OE përmes kontratave kornizë, kryesisht për arsye se punë të njëjta kryhen në vende të ndryshme dhe kohë të ndryshme përgjatë tërë periudhës së kontraktuar. Kontrata e përmban para-masën dhe synohet që kjo para-masë të realizohet 100%”, thuhet në raport.
Auditimi ka nxjerrë në pah, se aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, gjatë procesit të prokurimit për mirëmbajtje të rrugëve pjesërisht kanë arritur rezultatet e synuara. Procesi i prokurimit ka rezultuar me vonesa, aneks kontrata, konkurrencë të ulët si dhe në disa raste ka rezultuar me mos arritje të vlerës për para. Po ashtu, pavarësisht se sasitë e përafërta të punëve janë specifikuar në kontratë, realizimi në krahasim me planin kishte pasur dallime, kjo si pasojë e identifikimit joadekuat të nevojave.
“Për të përmirësuar proceset aktuale, kemi rekomanduar që procedurat e prokurimit të nisin më herët në mënyrë që mos të ketë nevojë për vazhdim të kontratave. Për të adresuar nivelin e ulët të konkurrencës kemi rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës që të konsiderojë ndarjen e mirëmbajtës së rrugëve në mirëmbajtje verore dhe dimërore në mënyrë që të ulet vlera e kontratave. Po ashtu, shpenzimet e bëra për mirëmbajtje të rrugëve duhet të regjistrohen në një bazë të të dhënave në mënyrë që të mundësohet analiza e shpenzimeve e cila do të shërbejë për planifikim në të ardhmen”, thuhet në raport. /RTKlive/
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...