Lajme

Mbi 300 raste të reja me kancer brenda dy muajve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 10 March 2024

Mbi 300 raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë. Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë tek gratë, tek meshkujt është ai i mushkërive.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, në një intervistë për KosovaPress thotë se numri i rasteve të reja me kancer është trend në rritje, derisa potencon se pritet që në fillim të muajit majit të përfundojnë renovimet e kësaj klinike.

Kurtishi përmend disa nga faktorët që ndikojnë në shtimin e rasteve me këtë sëmundje malinje, duke përfshirë ata gjenetikë, të ambientit të jashtëm, moshën, gjininë e të tjerë.
Përveç këtyre, Kurtishi tregon se në gjatë muajit prill ose në fillim të muajit maj pritet që të përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë, për çka thotë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve, duke përfshirë dyfishimin e numrit të shtretërve.

-Advertisement-

Lexo po ashtuSIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë pagoi mbi 10 milionë euro dëme gjatë vitit 2023Krahas kësaj, drejtori i kësaj klinike thekson se do të bëhet edhe dixhitalizimi i shërbimeve, me ç’rast do të sigurohen informatat të sakta mbi aktivitete që zhvillohen në këtë klinikë.
Kurtishi potencon se shumë shpejtë planifikohet të bëhet përgatitja më e sofistikuar e ilaçeve të cito statikëve, e cila sipas tij do ta rrisë në maksimum sigurinë e ilaçit dhe të dozimit.
Ndër të tjera, profesionisti i shëndetësisë, Ilir Kurtishi potencon se shqetësues mbetet fakti që mbi 50 për qind e rasteve me kancer që lajmërohen në klinikë për herë të parë, janë në stade të avansuara të sëmundjes.

Ai shton se faktorët gjenetikë, ata të ambientit të jashtëm, mosha , gjinia e të tjera ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të reja me kancer.

Renovimi i Klinikës së Onkologjisë ka filluar në fund të muajit tetor të vitit 2023. Ndërkaq, tani pacientët mund të marrin shërbimet onkologjike brenda objektit të Mjekësisë Sportive./Z.Zeneli/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera