Lajme

Mbi 300 persona të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 15 July 2020

Numri i pacientëve të infektuar nga koronavirus, që po trajtohen në Klinikat e spitaleve në Kosovë, ka shkuar në 314 persona.,
Kështu ka bërë të ditur u.d. drejtorit të SHKSUK, Valbon Krasniqi përmes një ko0nference për medie, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij prej tyre 177 janë u trajtuar në Qendrën Klinike Universtare të Kosovës, ndërsa 137 në spitalet regjionale.

“Prej numri total konfirmuar 13 pacient te cilët janë ventilim mekanik pra qe i vlerësojmë ne gjente kritike, dhe kemi 23 pacientet me metode jo inavazive te ventilimi mekanik.”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Kujtojmë që brenda 24 orëve janë infektuar 119 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona të tjera./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera