Lajme

Mbi 300 mijë mërgimtarë erdhën për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 27 December 2021

Vetëm në javën që lamë pas në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur qindra-mijëra mërgimtarë nga e mbarë diaspora shqiptare.

Nga ana tjetër, përmes kufijve tokësorë kanë ardhur gati 130 mijë mërgimtarë për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë saktësisht 127,874 persona, ndërkohë që ditëve të fundit ky numër është rritur ende.

-Advertisement-

Vlen të theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa.

Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera