Lajme

Mbi 30 të vdekur për një javë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 06 February 2022

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka shkaktuar edhe rritjen e personave që kanë humbur jetën nga ky virus, shkruan Gazeta Infokus.

Brenda kësaj jave nga koronavirusi humbën jetën 31 persona.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është bërë e ditur se gjatë të hënës kanë vdekur 3 persona.

-Advertisement-

Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë kanë humbur jetën nga 6 persona. Ndërsa ditën e enjte kanë vdekur 5 persona.
Ulje të të vdekurve ka pasur gjatë ditës së premte ku nga koronavirusi humbi jetën 1 person.

Ndërsa gjatë vikendit ka pasur përsëri rritje të rasteve të vdekjeve, ku të shtunën humbën jetën 4 persona nga ky virus.

Ndërkaq, gjatë raportit të fundit të IKSHPK-së, është bërë e ditur që kanë vdekur 6 persona./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera