Lajme

Mbi 30 aksidente për 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 15 February 2018

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur 32 aksidente trafiku, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Në 9 aksidente kishte persona të lënduar ndërsa në 23  të tjera vetëm dëme materiale.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se gjatë këtij njëzet e katër orësh ka shqiptuar 789 tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera