Lajme

Mbi 3 mijë kimioterapi në gjashtë muaj, Hematologjia e QKUK-së me mijëra shërbime

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 20 August 2026

Klinika e Hematologjisë në QKUK ka realizuar mijëra shërbime diagnostike dhe terapeutike gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Sipas të dhënave të klinikës, gjatë gjashtëmujorit të parë janë kryer 3,175 vizita ambulantore, 416 hospitalizime dhe 6,821 ekzaminime të gjakut.

Në Shërbimin e Kimioterapisë Ditore janë realizuar 3,064 kimioterapi, ndërsa janë kryer edhe 610 interpretime të strishos së gjakut periferik, 199 punksione aspirative dhe 196 biopsi të palcës kockore.

-Advertisement-

Klinika trajton sëmundje të ndryshme malinje dhe jo-malinje të gjakut, përfshirë leukemitë, mielomën multiple, anemitë, çrregullimet e trombociteve dhe hemofilitë.

Në kuadër të saj funksionon edhe Njësia e Mjekimit Gjysmëintensiv, ku trajtohen pacientët me leukemi akute me terapi intensive kimioterapeutike.

Të dhënat pasqyrojnë ngarkesën e lartë të punës dhe gamën e gjerë të shërbimeve të ofruara për pacientët nga mbarë Kosova.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy