Lajme

Mbi 26 mijë raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 05 September 2021

151,279 persona janë prekur me COVID-19, që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë, e prej tyre 2,606 kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit 24 orëve njofton se nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, prej tyre më së shumti në Ferizaj me 250 raste, Prishtinë 184 raste, Podujevë 106 raste dhe komuna të tjera.

Përndryshe, janë 26.534 raste aktive në Kosovë dhe këtu prinë Prishtina me 5107 raste.

-Advertisement-

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140”, thuhet në njoftimin.

Reklamë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera