Lajme

Mbi 26 mijë persona u testuan si të dyshimtë me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 08 July 2020

Kosova ka aktualisht 1 mijë e 801 raste aktive me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 3 mijë e 886 raste me 183 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas njoftimit, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë (13 mars) e deri më sot, janë testuar 26 mijë e 39 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.

-Advertisement-

Deri tani, gjithsej 82 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje janë shëruar edhe 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2 mijë e 3 raste.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera