Mbi 21 mijë lëndë të pazgjidhura në vitin 2017 nga Gjykata Supreme
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 18 December 2017
Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme edhe gjatë këtij viti është përballur me sfida të mëdha.
Kështu ka thënë kryetari i Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Sahit Sylejmani gjatë një konference për fund-vit, ku ka folur për sfidat dhe ato që nevojiten gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas tij, gjatë këtij viti janë zgjidhur gjithsej 2465 lëndë, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 21 mijë e 12 lëndë.
“Dhoma e posaçme gjatë vitit 2017 është përballur me një ngarkesë të madhe me lënë dhe me një mori problemesh që kanë vështirësuar punën e saj. Në fillim të vitit 2017 kanë mbetur pa u kryer nga viti paraprak 20 mijë e 828 lëndë në shkallën e parë, 769 lëndë në shkallën e dytë. Gjithsej nga vitet paraprake 21 mijë e 597 lëndë. Prej 3 janar 2017 e deri më 15 dhjetor 2017 janë zgjidhur 2070 lëndë në shkallën e parë, dhe 395 shkallë në shkallën e dytë. Pra gjithsej, 2465 lëndë. Ndërsa të pakryera gjithsej kanë mbetur 21 mijë e 12 lëndë”, ka thënë Sylejamni.
Sipas tij, për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve është e pamundur që të kryhet një numër kaq i madh i lëndëve.
“Sa i përket ngarkesës së lëndëve për një gjyqtar në dhomën e posaçme mesatarisht në shkallën e parë është mesatarisht 1328 lëndë për një gjyqtar, ndërsa në shkallën e dytë është 218 lëndë. Përkundër se numri i gjyqtarëve përputhet me numrin që e përcakton ligji, prapë se prapë nuk është numri i mjaftueshëm për të përballuar një ngarkesë kaq të madhe në dhomë. Krahas mungesës së gjyqtarëve dhe stafit që nuk është i mjaftueshëm, ne kemi mungesë të hapësirës. Kemi nga dy gjyqtar në një zyre. Dhoma ka nevojë për vitin që po vije të shtohet në rend të parë të rritet numri i stafit, ndërsa për rritjen e numrit të gjyqtarëve duhet të ndryshojë edhe ligji për dhomën e posaçme”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...