Mbi 200 persona të arrestuar gjatë 13 ditëve të virusit Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 26 March 2020
Nga 13 marsi kur ishin paraqitur dy rastet e para të prekura me pandeminë globale Covid-19 e deri më 25 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar 221 persona për vepra të ndryshme penale.
Përmes një përgjigje, zyra për informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga 13 marsi e deri më 22 mars, janë arrestuar 168 persona.
Sipas përgjigjes së Policisë së Kosovës, ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, në bazë të raporteve të Policisë së Kosovës, më 23, 24 dhe 25 mars 2020, janë arrestuar edhe 53 persona të tjerë, që i bie se në total, nga paraqitja e koronavirusit në Kosovë e deri më 25 mars, janë arrestuar 221 persona.
Në bazë të raporteve të monitorimit dhe raportimit të “Betimi për Drejtësi”, rezulton se arrestimet më të shpeshta bëhen për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbylljen e bizneseve.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës po ashtu ka thënë se, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e virusit Covid-19, ka hartuar planin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.
“Policia e Kosovës është pjesë e komisionit shtetëror për menaxhim dhe parandalim të koronavirus, dhe të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme janë ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim. Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovës për “Betimi për Drejtësi”
Sipas kësaj përgjigje të Policisë së Kosovës, pjesë e planit të tyre është edhe mbështetja në aspektin e sigurisë së agjencive dhe institucioneve shëndetësore dhe emergjente, ngritja e vigjilencës policore, për reagime të sigurta dhe efikase gjithmonë duke ndërmarrë masat për siguri personale dhe siguri të qytetarëve.
Mirëpo, Policia e Kosovës thotë se përpos masave që ajo ka marrë në planin operativ kundër koronavirusit, ajo është duke bërë patrullime dhe plane konkrete plane konkrete me qellim te ruajtjes se rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.
Ndryshe, zyra në fjalë ka bërë të ditur se gjatë tërë muajit janar, për vepra të ndryshme penale, ishin arrestuar 822 persona, ndërsa në muajin shkurt 865 persona.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...