Lajme

Mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 24 January 2021

2 mijë e 77 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe 43 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në Gjermani.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara, me gjithsej 2 milionë e 139 mijë e 766 raste dhe 52 mijë e 579 viktima.

-Advertisement-

1 milionë e 877 mijë e 500 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 279 mijë e 687 raste janë aktive me të.

Deri tani në Gjermani, 37 milionë e 449 mijë e 922 persona janë testuar për COVID-19.

Kujtojmë që Gjermania tashmë ka filluar të vaksinoj qytetarët për këtë virus, ndërsa ka ashpërsuar masat mbrojtëse./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera