Mbi 2.5 miliardë euro do t’i ketë nën menaxhim Fondi i Kursimeve Pensionale për vitin 2023
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 02 November 2022
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale (FKPK) për Miratimin e Taksave Vjetore për vitin 2023.
Armend Muja, kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, tha se buxheti i Fondit për aktivizimin operacional për vitin 2023 është me i vogël se sa buxheti i vitit 2022.
“Bordi drejtues i FKPK-së ka miratuar buxhetin e fondit për aktivizimin operacional për vitin 2022 në shumë prej 1 milion e 290 mijë e 395 euro apo 31 mijë e 132 euro më i ulët se sa buxheti i vitit 2022, për këtë arsye ju kemi ftuar që ta justifikoni”, tha ai.Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të FKPK-së tha se në vitin 2023 nën menaxhim pritet të jenë mbi 2.5 miliardë euro.Ndërsa sipas tij, taksat e ngarkuara mbi mjete pensionale në vitin 2023 do të jenë në nivelin më të ulët që nga themelimi i këtij institucioni.
“Pritjet gjatë vitit 2023 janë që mjetet mesatare nën menaxhim gjatë vitit pritet të jenë rreth 2 miliardë e 571 milionë euro që rezultojnë nga vlerësimet si në vijim, presim që të arkëtojmë 2 miliardë e 424 milionë euro mjete në menaxhim, kontribute presim që të arkëtojmë 230 milionë euro si dhe pagesat e pensioneve presim që të jenë 65 milionë euro”.
“Vitin presim që ta përfundojmë më 2 miliardë e 719 milionë euro në mjete në menaxhim. Taksa operacionale për vitin 2023 e propozuar me normë 0.05 për qind e mjeteve është me ulje nga norma aktuale sa ishte 0.057 për qind, bazuar në këtë kuvendit i rekomandoj që të aprovoj taksen investuese vjetore prej 0.032 për qind të mjeteve dhe taksen operacionale vjetore prej 0.05 për qind të mjeteve”.
“Sipas këtij rekomandimi taksat e ngarkuara mbi mjete pensionale do të uleshin prej 0.377 për qind sa janë aktualisht në 0.37 për qind e mjeteve pra nivelin më të ulët që nga themelimi i këtij institucioni”, tha ai.
Muja tha se sipas raportit të Fondit në Kosovë në viti si mesatare pensionohen deri ne 6 mijë persona në vit.
Morina shtoi Fondi nuk ka objekt të vetin dhe qëndron me qera e kjo sipas tij, po ndodh për shkak se komuna e Prishtinës nuk është duke u lëshuar leje për ndërtim.
“…nuk kemi objekt tonin, kemi një truall ku kemi pretenduar me ndërtuar një objekt.Kemi pasur shumë problem nuk kemi mundur me marr leje nga komuna për shkak se duhet të merremi vesh me pronarët për rreth”.
Në fund Komisioni e ka miratuar me gjitha votat kërkesën për caktimin e taksës investuese prej 0.32 për qind dhe taksës operacionale prej 0.05 për qind për vitin 2023.Pas diskutimeve është miratuar edhe plani vjetor i perfomncës për vitin 2023.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...