Lajme

Mbi 15 mijë qytetarë marrin vaksinën anti-COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 07 September 2021

15 mijë e 869 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vaksinave të administruara në vend ka shkuar në 938 mijë e 504.

-Advertisement-

620 mijë e 405 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 318 mijë e 99 me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës. Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend.

Andaj nga qytetarët është kërkuar që të vaksinohen sa më parë e të mbrojnë vetën dhe të tjerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera