Lajme

Mbi 120 mijë raste të reja, numër rekord i rasteve në Britani

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 29 December 2021

Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe u regjistruan 129.471 raste të reja me koronavirus, një ditë pasi kryeministri Boris Johnson tha se nuk do të prezantonte masa të reja epidemiologjike për të kufizuar përhapjen e virusit.

Sipas Reuters, kjo shifër nuk përfshin të dhëna për Skocinë dhe Irlandën e Veriut për shkak të dallimeve në mënyrën e raportimit gjatë Krishtlindjes.

Britania raportoi nivelin e mëparshëm rekord të infeksioneve ditore më 24 dhjetor – 122.186. Kryeministri Johnson tha të hënën se nuk do të prezantojë masa të reja kufizuese kundër koronavirusit në Angli.

-Advertisement-

Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë shtrënguar masat antiCOVID, si dhe vendet e tjera evropiane që po përballen me një rritje të numrit të rasteve të variantit Omicron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera