Mbi 12 mijë viktima nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 08 April 2020
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 12 mijë e 285, ndërsa numri i të infektuarve është në mbi 387 mijë. Qyteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë më i godituri, me mbi 4 mijë të vdekur.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Presidenti Donald Trump pranoi se ishte informuar vetëm rirshtazi për paralajmërimet në fillim të vitit të njërit prej këshilltarëve të tij të lartë, Peter Navarro, për efektet e mundshme të pandemisë. Presidenti mohoi ta ketë lexuar memorandumin e zotit Navarro në momentin kur ai e kishte paraqitur gjatë muajit janar. Megjithatë, Presidenti doli në mbrojtje të përpjekjeve që ka udhëhequr për të përballuar dëmet nga pandemia e koronavirusit.
“Nuk mund ta kisha bërë më mirë”, u shpreh Presidenti Trump. Presidenti u tha sot gazetarëve se ai dëshiron të tregohet pozitiv dhe se “nuk dëshiroj të shkaktoj panik dhe shok”. Ai shtoi se veprimet e tij në përgjigje të pandemisë ishin veprimet më praktike të mundshme.
Presidenti Trump informoi se fonde të tjera shtesë prej 250 miliardë dollarësh do t’i kërkohen Kongresit dhe se këto fonde do të shkojnë drejtpërsëdrejti për rrogat e të punësuarve. Ai shtoi se ka biseduar sot me drejtuesit e bankave kryesore, si Goldman Sachs, Bank of America, Citigroup etj., për një program që do të synojë garantimin e pagave.
Shtëpia e Bardhë u bëri sërish thirrje amerikanëve të ruajnë distancimin social deri në fund të muajit prill, për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të pandemisë. Ndërkohë, u njoftua se Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të kalojë natën e dytë në pavionin e kujdesit intensiv.
Mbrëmë, Presidenti Donald Trump tha se ka ofruar ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik. Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që “të kontaktonin menjëherë Londrën”. Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab konfirmoi se Kryeministri Johnson po mbahet me oksigjen, por se nuk e ka të nevojshme frymëmarrjen artificiale.
Seanca e sotme informuese u zhvillua pasi u njoftua largimi i Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, ndërkohë që mediat patën njoftuar edhe shkarkimin e Glenn Fine, i cili drejton panelin federal që mibkqyr menaxhimin e paketës së ndihmës financiare prej 2 trilionë dollarësh.
Gjithashtu, Sekretari në detyrë i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Thomas Modly, ka dhënë sot dorëheqjen pasi u kritikua për mënyrën se si menaxhoi situatën me kapitenin e një aeroplanmbajtëseje që u godit nga koronavirusi. Lajmi iu bë i ditur agjensisë së lajmeve Reuters nga një ndihmës në Kongresin amerikan./VOA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...